Zyrtare, Ansi Nika e mbyll me Laçin

Mesfushori i Laçit, Ansi Nika, është larguar zyrtarisht nga klubi kurbinas.

Lajmin e ka dhënë vetë shkodrani, i cili ka falënderuar drejtuesit e klubit, shokët e ekipit dhe tifozët.

Nika u transferua te Laçi para një viti e gjysmë dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për formacionin bardhezi duke luajtur 45 ndeshje në Superiore, një ndër lojtarët me më shumë minuta në ekip.

Largimi i Nikës është befasues, para kupave të Europës, sepse ishte një titullar në ekip, ndërsa nuk ka asnjë sinjal për ndonjë ofertë nga klube të tjera në Superiore që mu duk t’ia kenë mbushur mendjen te ndryshojë ekip.

I rritur te Vllaznia, Nika ka luajtur për shumë vite tek Teuta, para aventurave të shkurtra te Teuta e Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *