Zyrtare: Agalliu nën urdhrat e Begesë

Një ditë më parë zbriti në fushë dhe sot është zyrtarizuar marrëveshja me të. Mbrojtësi Alken Agalliu rikthehet në Kategorinë e Parë dhe do të luajë për skuadrën e Besës së Kavajës. Në janar ai tentoi Superioren dhe e mbylli sezonin te Kamza, por hapësirat për të nuk ishin të shumta.

Në këto kushte ai ka zgjedhur të luajë me verdhezinjtë këtë sezon dhe ka nënshkruar për një vit me Besën. Agalliu luan në linjën e majtë të mbrojtjes dhe pat spikatur gjatë periudhës që është aktivizuar me Turbinën.

Ai është një produkt i Partizanit, teksa ka qenë pjesë e ekipit të dytë të të kuqve, pa mundur të çajë për më lart te skuadra kryeqytetase. Tashmë ai nis një aventurë të re te Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *