Zyrtare/ 5 golat e Frankfurtit lënë pasoja, Bajerni i Mynihut shkarkon trajnerin

Bajerni i Mynihut ka shkarkuar trajnerin dhe vendimi është zyrtar. Klubi gjerman njofton përmes faqes së saj se marrëveshja është zgjidhur në mënyrë konsensuale. Ajo që ka ndikuar së tepërmi është edhe humbja e bavarezëve me rezultatin 5-1 ndaj Frankfurtit në javën e fundit.

Pavarësisht se Boateng do të dilte me të kuq që në minutat e para, 5 gola nuk pësoheshin nga Bajerni që prej 10 vitesh. Tashmë skuadra e njohur gjermane do të përgatitet nga ndihmësi trajneri, Hans Flick, sa i përket ndeshjeve të rëndësishme kundër Olimpiakos për “Champions League” dhe kundër Dortmundit.

Këtë vendim do e pranonte edhe vetë trajneri i shkarkuar, Kovaç. “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin për momentin. Rezultatet, dhe gjithashtu mënyra se si kemi luajtur na bëri të vijmë në këtë vendim. Gjatë kësaj kohe, ekipi ynë ka fituar kampionatin, Kupën DFB dhe Superkupën. Ishte një kohë e bukur. Uroj që klubi dhe ekipi të kenë të gjitha të mirat”, u shpreh Kovaç. /Sport Ekspres/