Zyrihu afron një tjetër shqiptar, njihuni me koloninë kuqezi

Zvicra është pa diskutim oazi i shqiptarëve në futboll, madje është gati e pashmangshme që në çdo skuadër të mos ketë nga së paku një futbollist me origjinë shqiptare. Zyrihu është një prej skuadrave që beson shumë te lojtarët e rij, veçanërisht te shqiptarët premtues për të ardhmen.
Me skuadrën e parë ka nënshkruar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Bledian Krasniqin, i cili është vetëm 17 vjeç dhe ka nënshkruar një kontratë profesioniste. Mesfushori ka qenë pjesë e akademisë, ndërkohë që ka debutuar në marsin e këtij viti me skuadrën e Zyrihut, në një takim miqësor kundër Aarau. Në atë takim ai shënoi edhe gol. Krasniqi mbron edhe ngjyrat e Zvicrës U17. Tani Zyrihu ka plot 9 lojtarë me origjinë shqiptare në përbërje

Mbrojtës
Indrit Kamberi 18 vjeç
Mirlin Kryeziu 21 vjeç
Enid Sadiku 19 vjeç
Albin Sadrijaj 21 vjeç

Mesfushorë
Toni Domgjoni 19 vjeç
Izer Aliu 18 vjeç
Hekuran Kryeziu 25 vjeç

Sulmues
Lavdrim Rexhepi 20 vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *