Zvicra bën prapakthehu, zyrtarizohet Shqipëri-Kosovë

Zvicra rezistoi gjatë, kërkonte që Shqipëria e Kosova të mos luanin miqësore në territorin e saj, por në fund është gjetur gjuha e përbashkët. FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës. Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 qershor për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore, ku trajneri Kristian Panuçi do të ketë shansin të provojë shumë lojtarë, kandidatë për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për Nations League dhe kualifikueset e Euro 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *