“Zoti e priti Egbon me një dorë”, Mema: Ma propozuan dhe mua Tiranën, por nuk shkelja mbi veten

Kur nga Tirana u largua Ahmataj, një kaos i madh ishte te bardheblutë. Kush do ta merrte skuadrën në atë moment? Si një zgjidhje e momentit ishte Egbo, por që rezultoi dhurata më e bukur për bardheblutë. Në 11 ndeshje me këtë trajner ka vetëm një barazim me Skënderbeun dhe gjitha pjesa tjetër është fitore.

Ardian Mema i ftuar në “Sport Neës” tregon pak edhe prapaskenën e asaj kohe, kur ishte kandidat për t’u rikthyer në stolin e Tiranës: “Atëherë isha edhe unë kandidat, ose më saktë ma propozuan stolin. Se dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Por unë nuk mund të shkelja mbi veten time, e kam këtë lloj karakteri unë. Pastaj erdhi Egbo si një zgjidhje e momentit. Atij i rezultoi mirë, se ka momente të mira dhe të këqija. Ajo që mund të them është se Zoti e priti Egbon dhe Tiranën me një dorë në atë moment”, ka thënë Mema /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *