“Zonja” rekord arkëtimesh, xhiro prej 562 mln eurosh në vit

0

Ndërmjet shpenzimeve dhe prurjeve, bardhezinjtë fitojnë 43 mln euro në sezon

Fitime dhe arkëtime rekord. Janë këto dy të dhënat që kryesojnë në projektbilancin e edicionit 2016-17 që Juventusi ka aprovuar dje. Është sezoni i tretë radhazi që ka regjistruar të ardhura me fitime në bilanc. Kështu, Këshilli i Administrimit ka aprovuar projektin që është mbyllur me një fitim prej 42.6 mln eurosh, teksa arkëtimet në total arrijnë në 562,7 mln euro në një vit. Përmirësimi, në krahasim me vitin e shkuar ka parë një rritje prej 38,5 mln eurosh dhe një rritje të arkëtimit prej 178,8 mln eurosh (+45,1%). Në bilanc janë listuar edhe shifrat e merkatos për 2017-18 (nga 1 qershori në 31 gusht 2017). Kapitali i investuar është rritur me 86,3 mln euro, në krahasim me 98,5 mln eurot e shpenzuara për blerjet dhe me 12.2 mln eurot e shitjeve. Po kështu, një rritje të dukshme kanë pësuar edhe abonimet, teksa kanë shtuar me 29,300, për një total prej 25,7 mln eurosh të arkëtuara (1.6 mln euro më shumë se viti i shkuar).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here