Zola: Nuk jam befasuar nga Solskjaer, ka një vizion të qartë

Mançester Junajtid dhe Çelsi do të përplasen nesër në raundin e pestë të Kupës FA dhe do të jetë sfida më e rëndësishme e këtij raundi. Të dyja skuadrat kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, pasi shihet si një mundësi e mirë për të mos e mbyllur sezonin pa trofe.

Solskjaer ka ringjallur “Djajtë e Kuq”, të cilët po bëjnë ndeshje fantastike. Këtë gjë e ka pranuar dhe zv. trajneri i Çelsit dhe legjenda e kësaj skuadre, Xhanfranko Zola. Italiani nuk ka ngurruar t’i thurë elozhe trajnerit norvegjez, ndërsa zbulon dhe faktin që puna e tij e mirë nuk e ka befasuar aspak.

Jam shumë i lumtur për të. Kemi bërë kursin së bashku dhe më vjen shumë mirë që gjërat po i shkojnë ashtu siç duhet. Ai ka qenë gjithmonë i qartë në vizionin e tij dhe tani po tregon të gjitha aftësitë që ka. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë përballë Junajtid, por Çelsi i përket këtij kompeticioni dhe duam t’i shkojmë deri në fund”,- u shpreh Zola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *