Zisi i mbyll derën Bylisit, ka një mesazh për… Partizanin

Niko Zisi, sulmuesi i Kamzës, do të jetë vetëm një nga shumica e lojtarëve të skuadrës së dënuar që do të largohet. 23-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë te skuadra periferike e kryeqytetit dhe pritet që të ketë interesim për të gjatë merkatos së verës.

I aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, Zisi mund të luajë për disa skuadra të Superiores. 23-vjeçari ka qenë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale këto ditë, duke ngacmuar shpeshherë me postimet e tij.

Sulmuesi i dha mundësinë tifozëve t’i bënin pyetje dhe shumica e pyetën për të ardhmen e tij. Një nga shkruesit e ftoi te Partizani, me Zisin që i përgjigjet: “Do e mendoj mirë.” Ndërsa dikush tjetër e fton të rikthehet te Bylisi, skuadër që është ngjitur këtë sezon në Superiore, me Zisin që i përgjigjet: “Shumë e vështirë, me gjithë respektin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *