“Zihem vetëm me Higuanin”, Sarri përgënjeshtron lajmet e gazetave italiane

Mauricio Sarri njihet për karakterin e tij të egër, teksa shumë herë është bërë pjesë e debateve mes lojtarëve. Trajneri italian është cilësuar si një person “sherrxhi”, që do të vërë sundimin e tij në ekipin ku bën pjesë. Megjithatë kjo është mohuar nga vetë 61 vjeçari në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes së rëndësishme me Milanin. Ai ka thënë se të vetmit lojtar që i ngre zërin është Higuani, pasi do të marrë maksimumin prej tij.

“Unë gjithmonë lexoj në media se luftoj me të gjithë, por në fakt i vetmi person me të cilin grindem është Higuaini. Unë nuk e di na pse ndodh kështu, por që përherë i ngre zërin. Ndoshta është për shkak se ai ka nevojë për një të folur mjaft agresive për të marrë më të mirën prej tij.”- u shpreh Sarri.

Sarri u bë pjesë e polemikave kur ishte tek Çelsi, pasi në finalen e kupës portieri i “bluve” refuzoi të pranonte zëvendësimin e kërkuar nga trajneri. Ky debat ndikoi edhe në kalimin e Mauricios tek Juventusi verën e kaluar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *