Zidane: “Puna e trajnerit e lodhshme, aq më tepër tek një klub si Real Madridi”

0

Tekniku Madrilen, Zinedine Zidane në konferencën e sotme për media, theksoi se profesioni i të qenurit trajner është i lodhshëm, e sipas tij shumë me tepër tek një klub si Real Madridi. Këto deklarata Zizou i tha përpara ndeshjes se nesërme ndaj Real Betisit në La Liga.

Tekniku pse e ka të qartë se vjen një pikë kur ndryshimi i klubit është i nevojshëm, tha se për momentin kjo nuk do të ndodhë.

“Për mua çfarë është e rëndësishme është ajo që unë po bëj tani, ditë pas dite”, ka deklaruar Zizou para gazetarëve.”Para kësaj ndeshje kemi edhe 5 ndeshje të tjera në Kampionat”, ka deklaruar Zidane.

I pyetur për diferencen lartë të pikëve ndërmjet Realit dhe Barcelones, Zidane u përgjigj duke thënë se tashmë janë mësuar me këtë gjë.

Tekniku deklaroi se ajo që ata kanë bërë i përket se kaluares dhe se tani e tutje duhet të jenë të fokusuar.

“Po përgatiten mirë, ne kemi pasur pak kohë për të pushuar, por kjo është jeta. Ne kemi në mendjen tonë ndeshjen e së nesërmes”, bëri të ditur ish-lojtari Madrilen.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.