Zidan “urdhër” për blerjen e organizatorit, Reali përgatit ofertën tunduese

0

Real Madrid nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Perez dëshiron t’i plotësojë dëshirën trajnerit Zidan, i cili insiston për afrimin e Kristian Eriksen. Danezi është preferenca e madhe e mesfushës dhe Reali ka gati një ofertë tunduese për Totenhemin: 45 milionë euro dhe kartonin e Dani Sebajos.

Kontrata e Eriksen me Spurs përfundon në verën e ardhshme dhe rinovimi vështirë që të vijë. Diçka e tillë i detyron nënkampionët e Europës ta shesin vikingun drejt Realit, i cili është gati për të “sakrifikuar” një lojtar me potencial të madh si 22-vjeçari Sebajos.

Ky i fundit ka mbetur i pakënaqur nga minutat e përfituara dhe kërkon të provojë një aventurë të re. Për shërbimet e tij interesohet edhe Milani, që ka nisur ofensivën me anë të Paolo Maldinit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.