Zidan takon Perezin për yllin e Premier Ligës, e kërkon me çdo kusht në ekip

Zinedin Zidan vendosi të rikthehej përsëri në krye të Realit të Madridit, me francezin që u prezantua vetëm disa javë më parë. Sezoni aktual është i dështuar për klubin e Florentino Perez, për këtë arsye edhe kanë nisur që tani të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Puna e parë për t’u kryer në listën e Zidan, është padyshim një merkato e mirë. Trajneri ka vendosur objektivat dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle thuhet se francezi ka takuar presidentin Perez për t’i treguar personalisht dëshirën e parë të merkatos.

Sipas asaj që thuhet nga “El Confidencial”, Zidan i ka kërkuar presidentit që të arrijë të sigurojë shërbimet e Kristian Eriksen. Mesfushori është një pikë kyçe në ekipin e Totenhemit dhe do të jetë një objektiv jo fort i lehtë, por puna te Reali ka nisur dhe Perez pritet të mos qëndrojë duarkryq…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *