Zidan: S’kemi probleme fizike, por s’gjetëm golin

Zinedin Zidan dje u bëri thirrje lojtarëve, që të mos e humbin toruan pas barazimit 1-1. “Tani kemi katër pikë më pak dhe duhet të jemi të shqetësuar, por thjesht duhet të gjejmë disa zgjidhje. Nuk e nisëm mirë. U përballëm me një ekip që u mbrojt shumë dhe në të tilla raste duhet të bësh më shumë. Duhet të shënosh i pari, por këtë e bënë ata dhe kjo ishte ajo që na mërziti më shumë. Gjithsesi, nuk mund të bëhemi të çmendur. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër. Probleme fizike? Jo, këtë e treguam në pjesën e dytë, kur ishim më të mirë. Problemi ishte se nuk gjetëm rrugën e duhur për të shënuar”, – u shpreh tekniku francez pas takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *