Zidan: Ronaldo 5 ndeshje, diçka nuk shkon

Nesër në mbrëmje Reali i Madridit do të presë Barcelonën në ndeshjen e kthimit në Superkupën e Spanjës dhe temë dite mbetet pezullimi prej 5 ndeshjesh në ngarkim të Kristiano Ronaldos.

Trajneri Zinedin Zidan shpreson ende që portugezi të zbresë në fushë, pasi Reali ka paraqitur apel urgjent dhe pret përgjigje nesër paradite.

Zidan ka folur sot para medieve dhe është treguar shumë i kujdesshëm me fjalët, por gjithsesi ka lëshuar një batutë polemike: “Diçka nuk shkon”.

“Le të presim, në mëngjes do mblidhet komisioni i Apelit. Jam i zhgënjyer, jemi të gjithë të zhgënjyer, edhe pse nuk dua të komentoj veprimet e arbitrit. Gjithsesi, ju i patë vetë të gjitha, do të flasim edhe me komisionin gjithashtu, sepse diçka nuk shkon nëse Ronaldo dënohet 5 ndeshje. Janë shumë ndeshje dhe ky lloj dënimi më shqetëson shumë. Nuk po paragjykoj askënd dhe nuk shoh ndonjë konspiracion, por 5 ndeshje janë tepër”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *