Zidan përkrah Florentinos: Largohem, koha për ndryshim

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, ka dalë në konferencë për shtyp në krah të presidentit Florentino Perez, ku ka zyrtarizuar largimin nga Reali.

Zidan ka shpjeguar arsyet që e çojnë në këtë vendim, që është një zgjedhje personale e tij, pas tre vitesh plot triumfe.

Si tha presidenti, mora vendimin për të mos vazhdar së qeni trajner i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Besoj se është momenti i duhur për mua, për klubin, për skuadrën. Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time, një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë. Ky ekip duhet të vazhdojë të fitojë, por ka nevojë për një ndryshim, pas tre vitesh ku kemi fituar gjithçka së bashkua. Duhet një ndryshim kursi, një metodologji e re, një mënyrë e re pune. E dua shumë këtë klub, këtë president që më ka dhënë mundësinë të luaj e të punoj në Madrid, por kam marrë vendimin që të mos vazhdoj për sezonin e ardhshëm”.

Lojtarët më kanë mbështetur në çdo moment, edhe në ditë të këqija, ashtu si tifozët, për të cilët kam një dashuri të veçantë. Tifozeria e Realit është shumë ekzigjente, por gjithashtu di të të japë mbështetje në momente të vështira. Ky është një klub ku kërkohet gjithnjë maksimumi dhe unë e kam dhënë, falënderoj gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua, sepse edhe ata kanë dhënë gjithçka”.

Përgëzoj dhe falënderoj lojtarët, sepse në fund të fundit janë ata që zbresin në fushë. Ata kanë fituar gjithçka dhe nuk janë ngopur asnjëherë. Për mua ka ardhur momenti të marr drejtim tjetër, pasi kam arritur gjithçka të mundshme në Madrid. Ka momente kur dëshiron të vazhdosh, por ka edhe momente të vështira, ku mendon gjithçka, edhe largimin. Kam folur me kapitenët, i kam njoftuar lojtarët me sms për vendimin tim”.

Pas 3 vitesh këtu, është momenti për t’u larguar, është vendimi im. Gjërat janë më të thjeshta nga sa mund të mendohet, ka momente kur duhet të ecësh në maksimum dhe momente kur duhet të ndalesh. Nëse nuk e shoh që mund të vazhdojmë të fitojmë… Nëse nuk i shoh gjërat qartë si dua… Vjen një moment kur duhet të ndryshosh, për të mos vazhduar e të bësh budallallëqe”.

“Kujtimi im më i mirë është kur presidenti më mori në Madrid, që të luaja në këtë klub madhështor. Kam përjetuar atë që shumë futbollistë e kanë ëndërr. Si trajner kam fituar Champions, por kujtimi më i bukur ka qenë të fitoja kampionatin. Ishte maksimumi. Kujtimi më i keq? Kthimi në Kupën e Mbretit kundër Leganesit këtë sezon. Nuk po e them fjalën, por mbeta si m…”.

FLORENTINO PEREZ – Ndërkohë, presidenti Perez foli shkurt: “Vendim i papritur, një ditë e trishtueshme për mua, për lojtarët, për njerëzit që punojnë në klub dhe për tifozët. Zidan ka qenë madhështor si lojtar, është madhështor si trajner, por duhet të respektojmë vendimet e tij, për atë që i ka dhënë Realit. Dashuria dhe mbështetja jonë do të mbeten të patundura për të. Trajneri ka nevojë për pushim, e kuptojmë, ka punuar shumë dhe ka fituar shumë, por lodhja dhe presioni ndihen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *