Zidan: Nuk ka mbaruar, Atletiko nuk dorëzohet

0

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, ka folur në prag të sfidës së kthimit në gjysmëfinalen e Champions League, nesër kundër Atletikos. Francezi kërkon kujdes maksimal, pasi sipas tij “jemi një hap larg finales, por ende nuk ka përfunduar”.

Finalja pranë: “Duhet të luajmë një tjetër ndeshje të madhe. Në futboll nuk i dihet kurrë, ndaj duhet të japim gjithçka, sepse ndeshja nis 0-0 dhe duhet të fitojmë, ai është synimi dhe detyrimi ynë. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e vajtjes, duhet t’i bëjmë gjërat si duhet, pa shpikur ndonjë gjë të rrallë. Jemi pranë finales, por nuk jemi ende aty. Si zakonisht, do të luajmë për të shënuar dhe fituar”.

Momenti i ekipit: “Fizikisht jemi në formë perfekte, të gjithë janë entuziastë, sepse tani vjen pjesa më e vështirë, por edhe më e bukur e sezonit, pas 8 muajsh punë”.

5 ndeshje e ardhshme mund të vendosin fatin e trajnerit: “Nuk më duket ndonjë padrejtësi, kemi gjithë sezonin që punojmë dhe luajmë për këto momente. Padrejtësi dhe dështim do të ishte nëse nuk do të jepnim maksimumin”.

Ndryshimi te Reali që prej emërimit të Zidanit në drejtim: “Kanë ndryshuar shumë gjëra, por çfarëdo që të ndodhë, Reali duhet të tregojë gjithnjë që është në nivel të lartë. Kemi fituar dy finale, por gabojmë nëse mendojmë për to, sepse nesër do të jetë një ndeshje tjetër, Atletiko nuk është dorëzuar dhe do të shfrytëzojë armët e veta, ashtu ne tonat.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image