Zidan nuk heq dorë nga Mane, kërkesa e Liverpulit shtang Realin!

0

Reali i Madridit pritet të bëjë një merkato të shtrenjtë në verë. Zinedin Zidan është kthyer në stol me objektivin e qartë në mendje: rikthimin e “Los Blancos” te trofetë pas një sezoni tepër zhgënjyes.

Kilian Mbape mbetet ëndrra e madhe, ndërsa ka interes edhe për Hazard, Pogba dhe Sadio Mane. Ky i fundit është ndër të preferuarit e trajnerit francez. Senegalezi po shkëlqen me Liverpulin, sivjet ndodhet në kuotën e 20 golave dhe po ndihmon ekipin drejt fitimi të kampionatit dhe Champions Ligës.

Reali është interesuar për kartonin e tij, por ka mbetur i befasuar nga përgjigja e “The Reds”. Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, klubi anglez ka kërkuar 230 milionë euro për sulmuesin afrikan.

Një shifër e lartë për Realin, pavarësisht se u fol për një fond të presidentit Perez për merkaton prej 500 milionë eurosh. Kontrata e Mane me Liverpulin përfundon në vitin 2023 dhe Jurgen Klop nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Nëse vijnë 230 milionë euro, atëherë 26-vjeçari mund të marrë avionin për në Madrid.

 

 

 

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.