Zidan: Nuk e di se si Benzema arriti të dalë që aty

0

Trajneri Zinedin Zidan bëri gjithçka siç duhej në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Atletiko Madridin, por në “Vicente Calderon” planet nuk i ecën ashtu siç i kishte parashikuar. 15 minutat e para të takimit me bardhekuqtë qenë shumë të vështira, me të zotët e shtëpisë të cilët shënuan dy gola. Gjithsesi, skuadra e tij e mori veten shpejt dhe arriti të shënojë golin e sigurisë me Iskon. Francezi u shfaq shumë i lumtur pas takimit, sepse ka arritur për të dytin vit radhazi në finalen e Champions League. “Kjo ishte merita e të gjithëve. Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që arrijmë sërish në finale. Gjithçka ishte e merituar dhe tani jemi në finale. Do të kemi kohën tonë për t’u përgatitur për finalen, por mund të themi se jemi të gjithë të kënaqur për atë që kemi arritur. Kemi vuajtur shumë në fillim, na shënuan dy gola, por nuk kishim arsye për t’u shqetësuar. E dija se do të kishim rastet tona.”


I pyetur për lëvizjet e Karim Benzemasë para golit të Iskos, me francezin i cili kaloi dy lojtarë të Atletikos në vijën fundore, Zidan u shpreh: “Nuk e di se si doli nga aty, por … Në futboll nuk është thjesht goli. Ai shënon gola, por gjithashtu ka gjëra të tjera. Ai është me të vërtet i rëndësishëm. Jam i lumtur për ditët e mira që po kalon. Thjesht i mungoi goli, sepse ka pasur shumë raste. Mund të jemi të kënaqur me aktualitetin e të gjithë skuadrës.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here