Zidan ngroh zemrat e bardhezinjve: Shihemi së shpejti, Forca Juventus

Zinedin Zidan vazhdon të shijojë pushimet dhe nuk dëshiron të nxitohet për të ardhmen e tij. Trajneri francez e mbylli me Realin e Madridit pas fitimit të 3 Champions-eve rresht, ndërsa lëshon disa deklarata dashurie për Juventusin.

46-vjeçari ka luajtur për 5 sezone në Torino dhe mbetet shumë i lidhur me bardhezinjtë dhe tifozët e Juves. Ai ka lëshuar një koment interesant, duke rritur shpresat e tifozëve, të cilët ëndërrojnë të shohin idhullin e tyre në stolin e ekipit.

Përshëndetje të gjithëve nga Madridi, shpresoj që të jeni mirë. Shpresoj të vij së shpejti dhe të kaloj pak kohë me ju. Përshëndetje të gjithëve dhe Forca Juventus”, komenton Zidan në një videomesazh të lëshuar nëpërmjet “YouTube” nga një grup tifozësh të Zeta 5, qëndra sportive torineze e krijuar nga “Zizou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *