Zidan me pagë super, por nuk është ai “sheiku” te Reali

Zinedin Zidan është kthyer në Madrid, për të ringritur një skuadër të rrënuar dhe për të ringjallur entuziazmin në një ambient që ishte mësuar me trofe çdo vit.

Trajneri francez fitoi 3 Champions League rresht, para se të merrte pushimet verën e shkuar, por tashmë është bindur se Reali ishte zgjedhja e parë e tij dhe ka firmosur.

E ka bërë për një pagë të jashtëzakonshme, 12 milionë euro në sezon, shifër që e bën nder trajnerët më të paguar në planet, ndërkohë që në vitin 2018 fitonte 7.5 milionë euro në Madrid.

Rritje e konsiderueshme dhe e merituar page, por sërish Zidan nuk është bërë personi më i paguar te Reali. Edhe pse nuk është më Kristiano Ronaldo, mbreti i Realit është Geret Bejl.

Uellsiani, edhe pse në fushë po bën shumë pak për Realin, merr mbi 14 milionë euro në sezon, duke qenë një barrë e rëndë financiare për Los Blancos. Megjithatë, në verë epoka e uellsianit në Madrid do të marrë fund, sepse do të shitet në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *