Zidan: Marselon e adhuroj, s’e imagjinoj Realin pa Varan! Luka? Djali im ka merita

0

Zinedin Zidan ka përfunduar pak më parë konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Valencias për javën e 30 të La Ligas. Francezi nuk përmendi emra për formacionin, por u shpreh se do të zbresin në Mestaja lojtarët e duhur për të bërë një lojë shumë të mirë dhe cilësore. Trajneri i mbretërve në fuqi të Europës u pyet nga gazetarët e pranishëm, ku shprehu mendimet e tij rreth çështjeve të nxehta që vlojnë në Madrid.

LUKA ZIDAN – “Ata që më njohin e dinë se ai është këtu me meritë. Ka 16 apo 17 vite në këtë klub ashtu si disa lojtarë të tjerë.”

VARAN – ”Nuk dua ta imagjinoj Realin pa Varan. Ka shumë vite këtu, është ende i ri dhe po bën mjaft mirë. Mund të ketë shumë arsye për t’u mërzitur, por kjo është pjesë e jetës së një futbollisti. Nuk më ka thënë asgjë. I besoj vetëm asaj çka më thotë ai. Është në klubin më të mirë në botë, ka fituar shumë dhe e shoh mirë. Dëshira ime është që të qëndrojë.”

LARGIMET – “Më duket e pandershme të flasim për largime në këtë moment. Ato që ju thoni se do largohen kanë bërë shumë për këtë klub. Nuk është momenti i përshtatshëm për të folur rreth kësaj, ka kohë.”

PORTIERËT – “Varet nga portierët që do të kemi vitin e ardhshëm. Do e mbyllim këtë sezon me portierët që kemi. Janë të tre cilësorë. Vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë dyshim për katërkëndëshin.”

MARSELO – “Ka luajtur pak këtë vit. Unë e dua shumë atë, sepse është një lojtar fenomenal. Do të duhej të luante më shumë, pa hequr asnjë meritë për Regulion. Do të ketë mundësi të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.”

KONTAKTET ME KLUBIN – “Kam folur me klubin rreth asaj çka do të bëjmë. Fillimisht duhet të bëjmë atë çka na ka mbetur në dorë për këtë sezon.”

VËRSHËLLIMAT – “Nuk e di sesi kanë ndikuar tek Bejl. Këto momente duhet t’i përballosh me personalitet. Për të ardhmen e Bejl do flasim kur të mbyllet sezoni aktual.”

KAMPIONATI – “Jemi larg garës për titullin, por ne do të japim maksimumin për tu ngjitur sa më lart.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.