Zidan i tregon derën zbulimit të Solarit, e zëvendëson një talent

Reali i Madridit prej kohësh ka nisur të mendojë për merkaton, me sezonin aktual që rezultoi tërësisht i dështuar. Zidan po vëzhgon objektivat e parë dhe së fundmi “Marca” ka raportuar lajmin se Ferland Mendi kryeson listën.

Mbrojtësi i Lionit pëlqehet shumë nga trajneri francez dhe presidenti Perez duket se ka bërë gati çekun prej 40 milionë eurosh. Një transferim i mundshëm i Mendis në Madrid, do të bënte që zbulimi i ish-trajnerit Solarit të largohej.
Bëhet fjalë për Serxhio Regilon, i cili në kohën që drejtonte Solari, uli në stol edhe brazilianin Marselo. Ky i fundit është zgjedhje e parë për Zidan padyshim, ndërsa Mendi pritet të jetë zëvendësues i brazilianit. Regijon thuhet se do të huazohet në një klub tjetër të La Ligas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *