Zidan i habit të gjithë: Ju tregoj kush është numri 9 më i mirë në Botë!

0

Reali triumfoi pasditen e djeshme në sfidën ndaj Atletik Bilbaos me shifrat 3-0, ku të tre golat u shënuan nga Karim Benzema. Formë e shkëlqyer e francezit, i cili po kalon një ndër sezonet e tij më të mirë në Madrid.

Lidhur me formën e sulmuesit, ka folur trajneri Zidan, i cili ka dhënë një deklaratë që ndoshta shumë pak mund ta mbështesin. Sipas teknikut, Benzema është numri 9 më i mirë në Botë dhe për këtë gjë ai nuk ka dyshime.

“Për mua Karim është numri 9 më i mirë në Botë. Të tjerët mund të zgjedhin kë të duan, pasi ka shumë lojtarë. Ajo që Benzema ka bërë këto 10 vite këtu duket qartë. Jam shumë i lumtur për të. Ka besim në vetvete dhe gjithmonë kërkon të përmirësohet. Gjithashtu edhe ekipi po e ndihmon”, përfundoi Zidan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.