Zidan i dorëzuar: Nuk është çështja se nuk duam, thjesht nuk mundemi!

0

Reali i Madridit pësoi një humbje ditën e sotme ndaj Betisit në shtëpi, duke e mbyllur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Një ndër sezonet më të dështuar të viteve të fundit për “Los Blancos”, me trajnerin Zidan që foli pas sfidës për mediat. Francezi u shpreh i dorëzuar, duke thënë se nuk munden dhe se gjëra më e mirë që ka ndodhur është se ky sezon është mbyllur.

SEZONI – “Nuk është se nuk duam, por nuk mundemi. Më e mira që mund të na ndodhte ishte përfundimi i këtij sezoni. Prej kohësh e kishim mendjen te e ardhmja dhe te sezoni i ardhshëm. Është shumë e komplikuar kur ti përpiqesh dhe nuk merr as gjërat minimale. Është shumë e komplikuar, por është e drejta. Duhet të pranojmë që kështu ka qenë ky sezon dhe të përpiqemi ta harrojmë.”

BEJL DHE NAVAS – “Nuk e di nëse Bejl dhe Navas kanë luajtur ndeshjen e tyre të fundit. Do të shohim gjatë merkatos. Nuk e di.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.