Zidan frikësohet: Kemi 15 ditë që nuk luajmë!

0

Real Madridi sot luan në fushën e Osasunës. Kampionët e botës kanë dy ndeshje më pak se rivalët në La Liga, kështu që presioni nuk është aspak një fjalë në fjalorin e tyre, por çdo takim është vendimtar për fatet e sezonit, kështu që trajneri Zinedin Zidan, siç tha edhe dje para gazetarëve, do të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm. Francezi, si rrallë herë (por ndodh), u paraqit në konferencën për shtyp plot 12 ditë pas asaj të fundit (3-0 ndaj Sociedadit) dhe pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore.

Shtyrja

Fillimisht, tekniku u ngacmua për ndeshjen e shtyrë me Selta Vigon, që i prish jo pak punës skuadrës së tij. “Gjithmonë dëshirojmë të luajmë dhe kuptohet që 15 ditë pa luajtur janë shumë. Lojtarët duan të luajnë, por është marrë një vendim që duhej ta respektonim dhe tani mendojmë për atë që na pret. 15 ditët? Nuk e di se si do të ndikojnë, do e shohim në ndeshje, por që mund të siguroj është që kemi punuar mirë dhe fizikisht jemi mirë. Kuptohet që do të ishte më mirë nëse luanim dhe lojtarët donin diçka të tillë dhe jo vetëm të stërviten”, – tha Zizu.

Rivali

Tekniku i madrilenëve pret “kurthe” nga Osasuna. “Kemi ardhur mirë në këtë ndeshje, sepse kemi patur kohë për të punuar dhe kjo nënkupton që kemi bërë mirë. Është një fushë shumë e vështirë. Luan i pari ndaj të fundit dhe kjo nuk më pëlqen aspak. Është një skuadër që luan mirë dhe në fushën e saj gjithmonë t’i bën gjërat e vështira. E dimë se çfarë na pret nesër (sot).”

Gjyqtarët

Numri 1 i stolit madrilen nuk shprehu pakënaqësi për gjyqtarët. “Respekt për punën e tyre të vështirë, nuk diskutoj asnjëherë me ta. Ndonjëherë të favorizojnë, ndonjëherë të dëmtojnë, por ata tentojnë të bëjnë më të mirën e mundshme dhe kjo nuk është e vështirë. Nuk them se po bëjnë më keq se asnjëherë më parë dhe nuk e besoj këtë.”

Bejl

I pyetur për rikthimin e mesfushorit Geret Bejl, së fundmi i dëmtuar, Zidan tha: “Shpresoj që ai të jetë me ne në ndeshjen kthyese kundër Napolit. Ai po punon shumë mirë. E shoh me iluzion dhe i mungon vetëm stërvitja me skuadrën, që është më e rëndësishmja.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here