Zidan, ende me këmbë në tokë…

0

 

Tekniku francez lavdëron të gjithë, por thekson rolin e veçantë të Iskos. “Ronaldo? Ai flet vetë në fushë, nuk di të them gjë”

Zinedin Zidan vjet fitoi trofeun e 11-të si kampion Evrope në stolin e Real Madridit, kur askush nuk e priste. Sivjet, kur të gjithë thonë se asnjë skuadër nuk ka arritur të përsërisë suksesin në Champions League dy vite radhazi, ai mund të driblojë të gjithë ashtu si kur ishte futbollist dhe të bëjë të pamundurën. Pse jo, mund të themi se është një ndeshje e gjysmë larg synimit. Pas triumfit 3-0 ndaj Atletikos, trajneri i “Galaktikëve” u shfaq krejtësisht modest, i kënaqur për lojën e skuadrës së tij dhe tregoi respekt për bardhekuqtë.

Ndeshja

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, por kemi edhe një tjetër. Bëmë tre gola dhe ruajtëm portën të paprekur. Gjithsesi, duhet ta themi fort se kemi edhe një ndeshje kthimi. Derisa arbitri të tregojë se ka mbaruar ndeshja, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Mund të jemi të kënaqur, sepse djemtë bënë një ndeshje madhështore. Jam shumë krenar për të gjithë”, – u shpreh fillimisht francezi. “30 minutat e para kanë qenë fantastike. Tani duhet të pushojmë. Bëmë me të vërtet një ndeshje të madhe. Duhet të mendojmë për sfidën e së dielës, e cila është e vështirë. Do ta shijojmë, por nesër duhet të mendojmë për La Ligën. Pastaj do të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Nuk ka ende diçka përfundimtare”, – shtoi ai.

Isko e CR7

“Ndeshjen e interpretuam mirë që nga fillimi. Isko luajti në mes të linjave dhe na dha shumë. Lojtarët luajtën të gjithë luajtën në mënyrë fenomenale dhe patëm shumë raste. Pastaj ndryshuam dinamikën me zëvendësimet që bëmë dhe, mbi të gjitha, ekuilibrin në mbrojtje. Ronaldo? Nuk di të flas asgjë për të. Ai flet vetë në fushë”, – përfundoi Zizuja.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here