Zidan e do me ngulm, Perez ideon transferimin e bujshëm

0

Nuk ka rrugë tjetër. Duhen shpenzuar miliona për të ndërtuar një Real Madrid “galaktikësh”. Presidenti Florentino Perez e ka hapur thesin dhe kërkon të transferojë disa nga lojtarët më të mirë botë. për këtë duhen shpenzuar dhe spanjollët po përgatiten të thyejnë rekordin e transferimit të më të shtrenjtë.

Kilian Mbape është shënjestra dhe për sulmuesin francez, sipas France Football, Reali është gati të ofrojë shumë e 280 milionë eurove. Një transferim i tillë do shënonte rekordin e ri. Aktualisht Nejmar është transferimi më i shtrenjtë, nga Barcelona te PSG për shumën e 222 milionë eurove.

Mbape është kërkesë e vetë trajnerit Zinedin Zidan, i cili pret edhe disa lojtarë të tjerë. Eden Hazard është gjithashtu në listën e dëshirave, ashtu si Pol Pogba. Me këta të tre në ekip ai synon të ndërtojë një ekip që jo vetëm të dominojë në Spanjë, por edhe në Europë. Verë e nxehtë në Madrid gjatë merkatos…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.