Zidan drejt Londrës, bien kuotat në tregun e basteve

Maurisio Sarri dhe Çelsi, një martesë që duket se po dështon, sepse kriza ka nisur pak muaj pas firmës dhe startit plot fitore e lojëra të bukura.

Tashmë në Angli trajnerit italian po i bëjnë “funeralin” dhe disfata 6-0 në “Etihad”, më e thella në historinë e klubit në Premier Ligë, ka shënuar kulmin e presionit ndaj Çelsit për të pushuar nga puna ish-trajnerin e Napolit.

Ndërkaq, mediat britanike po këmbëngulin me lajmin se Zinedin Zidan mund të marrë drejtimin e skuadrës londineze. “The Sun” shkon deri aty sa pretendon se Çelsi ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Real Madridit, ndërkohë që ka reaguar edhe tregu i basteve.

“LadBrokes”, kompani e fuqishme britanike, e  kuoton 2.75 emërimin e Zidan në drejtimin e Çelsit, ndërsa Sarri është tashmë në krye të listës së trajnerëve që rrezikojnë shkarkimin, me koeficient 2.1.

Muajt e fundit, Zidan është përfolur se do të merrte drejtimin e Mançester Junajtid, por ecuria e mirë e Solskjaer ka bërë që drejtuesit e “Djajve të kuq” të mendohen, ndërsa Çelsi nuk do të presë deri në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *