Zidan do një sulmues krahu, Perez “pazar” tek Arsenali

Lajmet se Reali do të hidhet në sulm për një anësor të djathtë ka disa ditë që qarkullon. Sot ka dalë në skenë emri i yllit të Arsenalit, Obamejang. Lojtari nga Gaboni ka treguar një nivel shumë të lartë me londinezët dhe sipas “Diario Gol”, shihet si i duhuri për të zëvendësuar Garet Bejl me valixhe në dorë.

Shifra që madrilenët do të ofrojnë për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit do të fillojë nga 85 milionë eurot. Perez dhe Zidan do të hasin një rezistencë të madhe të klubit anglez, i cili po pregatit edhe nje rinovim afatgjatë me një rritje të ndjeshme të pagës për yllin afrikan.

Nga ana tjetër Realit do i duhet të shesë më një çmim të mirë Garet Bejl për të zbutur humbjet dhe shmangur problemet e rregullat financiare të UEFA-s. Ky pritet të jetë një mision i vështirë për madrilenët, pasi as lojtari nuk e preferon largimin, por edhe ofertat për të mungojnë deri në këto momente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *