Zidan bind Ronaldon, ja pozicioni i ri i portugezit

0

Kristiano Ronaldo nuk ka shans të jetë më ai mesfushori i krahut, me të cilin jemi mësuar ta shohim te Mançester Junajtid apo te vitet e para te Real Madrid. Jo, portugezi tani e tutje do të shndërrohet totalisht në qendërsulmues.

E përditshmja sportive “Marca” raporton se pas një analize të gjatë nga stafi teknik i klubit, është vendosur që 32-vjeçari këtë sezon të luajë në qendër dhe të ketë partner Karim Benzemanë, të preferuarin e tij. Pra, kampionët e Evropës do të rreshtohen me sistemin 4-4-2, që i lejon portugezit të luajë më pranë portës, pra të shënojë më shumë, dhe të kursejë energji duke vrapuar më pak.

“Marca” shkruan me bindje se trajneri Zinedin Zidan ka zhvilluar një bisedë me Ronaldon dhe e ka bindur për të ndryshuar rolin e tij në skuadër. Ashtu siç pritej, sepse është logjike, Ronaldo ka pranuar sugjerimin. Ai mendon se kështu mund të shënojë më shumë, por edhe mund të ndihmojë ekipin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image