Zhvillime në aksin Londër-Madrid, në marrëveshje dhe një lojtar tjetër përveç Hazard

0

Me fundin e sezonit në prag, spekulimet e merkatos së verës kanë nisur prej kohësh dhe një ndër transfertat më të përfolura është ajo e Eden Hazard, i cili nga Çelsi do të kalojë në Madrid te Reali.

Ditën e somte, “Marca” ka raportuar se nuk do të jetë vetëm Hazard i vetmi lojtar që do të bëjë aksin Londër-Madrid, pasi edhe Mateo Kovaçiç do të bëjë diçka të tillë, por në kahun e kundërt.
Kroati do të blihet përfundimisht nga londinezët, të cilët edhe në rast se do ta kenë merkaton e bllokuar, mund ta kryejnë transferimin e Kovaçiç, pasi mesfushori është regjistruar si lojtar i bluve që në sezonin e shkuar, në vitin 2018.

Për sa i përket marrëveshjes së Hazard, “Marca” raporton se pavarësisht këkesës së Çelsit për 140 milionë euro, Reali do të ofrojë diçka më shumë se 100 milionë euro. Në rast se transferimi finalizohet, që ka shumë gjasa të ndodhë, belgu do të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e “Los Blancos”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.