Zhurmë premiosh, acarohen në Vlorë

0

Një lajm i publikuar sot në të përditshmen sportive “Panorama-Sport”, për një premio prej 200 mijë eurosh nga Vllaznia e Tirana premtuar Teutës e Korabit për të ndalur përkatësisht Laçin e Flamurtarin, ka krijuar shqetësim në Vlorë.

Përveç faktit që do të luhet në shtëpinë e Tiranës, në “Selman Stërmasi”, vlonjatët tashmë duhet të dëgjojnë edhe lajme të tilla bezdisëse, edhe pse nuk dihet sa reale janë, duke njohur problemet financiare që kanë Vllaznia e Tirana. Në Shkodër nuk bëhet fjalë që bashkia apo ndonjë donator budalla të hedhë 100 mijë euro për Teutën apo Korabin, por edhe Refik Halili nuk ka shans ta bëjë këtë gjë, aq më shumë që nuk po gjen dot mënyrën për të marrë nga bashkia borxhet e mbartura prej kohësh dhe që i takojnë me ligj.

Flamurtari, me një deklaratë zyrtare në Facebook, ka reaguar, duke e konsideruar të turpshme dhe të jashtëligjshme, përveçse jashtë çdo logjike e norme fair-play një veprim të tillë, duke denoncuar publikisht Vllazninë e Tiranën, nëse e kanë bërë vërtet këtë ofertë, por edhe mediat e portalet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.