Zhurma e orëve të fundit, reagon klubi i Flamurtarit: Prisni zyrtarizimet e radhës!

Në orët e fundit ka bërë jehonë në media një dënim i ardhur nga FIFA për Flamurtarin sa i përket borxheve ndaj futbollistëve, duke i bllokuar merkaton. Por ky lajm është hedhur poshtë nga klubi vlonjat.

Të paktën reagimi në faqen zyrtare i përket një kahu tjetër, teksa shprehen se tifozët duhet të presin përforcimet e radhës. Aktualisht klubi i Flamurtarit është në vendin e fundit në Superiore dhe nuk e ka marrë ende fitoren e parë. Transferimet e janarit mbeten shpresa e vetme për mrekullinë, ndërsa një bllokim i tillë në merkato, mund të rezultonte si kapitullim i parakohshëm. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/photos/a.951903744885148/3374353022640196/?type=3&theater