Zhorzhinjo te Siti për 55 mln euro, Reali teton t’i prishë punë Napolit!

Vjen më në fund lajmi që pritej prej kohësh. Napoli dhe Siti kanë arritur akordin për Zhorzhinjon. Klubi britanik do të paguajë 55 mln euro për kartonin e regjistit axurr.

Orët në vijim, Zhorzhinjo do të firmosë me skuadrën e Guardiolës një kontratë 5 vjeçare dhe do të përfitojë 4,2 mln euro në sezon. Pasi të jetë kryer ky transferim, Napoli do të paguajë klauzolën edhe për Fabian Ruiz të Betisit.

Pikërisht për spanjollin është futur në garë edhe Real Madridi, por që sigurisht është shumë mbrapa, pasi Napoli dhe Betisi kanë një paraakord dhe madje priten vetëm firmat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *