Zhorzhinjo: Aspak trishtim, vetëm mirënjohje për Sarrin

0

Një trajner i do të gjithë lojtarët, por me ndonjërin krijon një lidhje ndryshe nga të tjerat. I tillë është edhe rasti midis Mauricio Sarrit dhe Zhorzhinjos. Të dy punuan bashkë te Napoli dhe italo-braziliani ishte një pikë kyçe e skemave të 60-vjeçarit.

Verën e kaluar erdhi transferimi i të dyve te Çelsi, aty ku fituan Ligën e Europës. Sarri vendosi të rikthehet në Itali, kësaj radhe për të marrë drejtimin e Juventusit. Organizatori mbeti te Çelsi dhe, në një prononcim për Sky Sport, flet për Mauricio Sarrin, ndaj të cilit nuk i kursen fjalët e mira dhe sinqeritetin.

Jo, nuk mund të them që u trishtova kur Mauricio u largua nga Çelsi. Ka qenë trajneri im dhe kemi punuar së bashku prej vitesh, por kishte ardhur koha që të ndaheshim. Unë i jam shumë mirënjohës që më dha mundësinë të rritem dhe të mësoj shumë nga ai”, përfundon Zhorzhinjo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.