Zhorzh Ueah befason: Kam qenë gjithnjë juventin

0

Një ndër legjendat e Milanit, sulmuesi liberian Zhorzh Ueah, ka folur për të përditshmen franceze L’Equipe dhe ka zbuluar diçka që me siguri ka zemëruar tifozët e Milanit.

“Juventusi është skuadra ime e zemrës, që kur isha fëmijë”, tregon ish-sulmuesi i famshëm, i cili shpjegon edhe arsyen.

“Që i vogël, kur isha në Liberi, luaja me fanellën e Juves. Ishte Mishel Platini ai që më bëri të dashurohesha pas kësaj skuadre. Nuk e imagjinoja kurrë se do të vinte një ditë që do ta takoja nga afër idhullin tim”.

“E kam Juventusin në gjak, por nuk e pata kurrë mundësinë të luaja për bardhezinjtë. Nga Monako, shkova te PSG, sepse e dija që do të bëhej një klub i madh, edhe pse shumë njerëz më pyesnin pse zgjodha atë skuadër të vogël. Megjithatë, po të kisha pasur ofertë nga Juventusi, do kisha shkuar me vrap”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here