Zhoao Feliks, tre klube të mëdha kanë gati mbi 100 milionë euro

0

Zhoao Feliks është një nga zbulimet e bukura të këtij sezoni. Sulmuesi i talentuar portugez u shpall kampion i Liga NOS dhe arriti deri në çerekfinalet e Europa League me skuadrën e Benfikës. Paraqitjet e tij, kanë bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij, me oferta mbi 100 milionë euro gati.

Sipas asaj që është raportuar nga “Tvi24”, Juventusi nuk është skuadra e vetme që insiston me ngulm për shërbimet e Zhoao Feliks, pasi dhe Barcelona e Mançester Siti kanë bërë gati ofertat. Më të favorizuar tashmë për firmën e Feliks, shihen katalanasit.

Pasi siguruan firmën me Frenki De Jong dhe janë shumë pranë firmës me Matijs De Ligt, Barça synon me doemos edhe talentin Feliks dhe me këta tre lojtarë, e ardhmja e tyre do të ishte në duar të sigurta.

Zhoao Feliks
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.