Zhivanaj “pushton” Amerikën, ish-talenti i Tiranës shkëlqen në pak ndeshje

0

Pas dy vitesh me të rinjtë e Tiranës, duke luajtur edhe me ekipin B, qendërmbrojtësi i talentuar Realf Zhivanaj ka nisur aventurën e tij të re, në Amerikë, në kampionatin e kolegjeve në Amerikën e Veriperëndimit.

Skuadra e tij Montana State University Billings ka fituar 4 ndeshjet e fundit dhe 18-vjeçari shënoi një gol dhe dha një asist javën e shkuar, ndërsa ka luajtur 5 ndeshjet e fundit në formacion, që pas transferimit në Amerikë. Kjo ka bërë që Zhivanaj të shpallet Lojtari i Javës në kampionatin ku merr pjesë, Great Northwest Athletic Conference.

12549

Montana State University Billings fitoi 3-2 ndaj Northwest Nazarene University dhe Zhivanaj dha një asist, ndërsa më parë shënoi golin e tij të parë amerikan, në fitores 3-1 ndaj Concordia University. Trajneri Aleks Balog ka elozhe për shqiptarin: “Është i qetë dhe e zotëron mirë topin, çka na shërbente pas një fillimi me shumë luhatje. Është impresionuese që përfshihet çdo javë në listën e më të mirëve, sepse nuk duhet të harrojmë që është mbrojtës dhe në përgjithësi spikatin sulmuesit. Jam i lumtur që paraqitja e tij është vlerësuar nga Konferenca, pasi është një nga talentet më të mëdhenj të kategorisë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image