Zhgënjyes në Vlorë, sulmuesi serb kthehet në Maqedoni

0

Një nga përforcimet e Flamurtarit në merkaton e janarit prej të cilit pritej shumë, Igor Nedeljkoviç, nuk ia arriti të ngjitej në nivelin që pritej prej tij.

Serbi ka shumë eksperiencë, duke luajtur në Serbi, Maqedoni e Hong Kong, por në Vlorë nuk i eci.

Vetëm 2 gola në 15 ndeshje, shpesh nga stoli dhe asnjëherë vendimtar, Nedeljkoviç u largua pa shumë në fund të sezonit.

Gjithsesi, 26-vjeçari pëlqehet shumë në Maqedoni ku ka shkëlqyer të Sileksi, ndaj ofertat nuk i kanë munguar.

Sot Nedeljkoviç ka firmosur dhe është prezantuar te Rabotniçki, klub që po merr pjesë në Europa League dhe ka bërë një përforcim cilësor në sulm, aty ku Çinedu Çarls do të largohet, sepse është në pronësi të Skënderbeut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.