Zhgënjimi te Milani/ Letër drejtuar legjendës: I dashur Paolo Maldini, nuk po ju njoh më

Një zhgënjim i madh ka pllakosur Milanin me nisjen e këtij kampionati, atje ku kriza dhe rezultateve negative janë ulur “këmbëkryq”. Nuk ka shumë rëndësi ndryshimi i trajnerit, pasi ajo që shihet në shifra dhe renditje është po e njëjta.

Ndoshta pak kohë për Piolin, por të marrësh 1 pikë në përballjet kundër Leçes dhe Romës, nuk mund të quhet kurrsesi një nisje e mbarë. Tashmë “lufta” e tifozëve ka prekur pjesën drejtuese, madje duke mos kursyer as legjenda si Paolo Maldini. Pikërisht për drejtorin teknik është publikuar edhe një letër nga “Calciomercato” e cila është shkruar nga një mbështetës i Milanit:

“I dashur Paolo, para së gjithash kërkoj falje për besimin tim të tepërt, por dëshiroj të përpiqem t’ju shkruaj një letër si një mbështetës 50-vjeçar i Milanit. Unë dëgjova intervistën tuaj dhe për fat të keq, edhe një herë duke e parë Milanin tonë të luante në një mënyrë “të frikshme”. Sot thjesht nuk shkon asgjë.

I dashur Paolo, me fjalët e tua kam lexuar një “ndjesë, por nuk mundem”. Si i shpjegoni rezultatet e marra vitin e kaluar me të njëjtin formacion? Nuk mendoj se është faji i formës, trajnerit apo ndonjë justifikimi si ai i moshës së re së ekipit.

Unë as nuk mendoj se këta lojtarë janë të gjithë të pavlerë, por natyrisht del në pah prova gjithnjë e më shumë se atyre “punonjësve” të zakonshëm që kryejnë detyrat e tyre nga ora 08:00 deri në 17:00, por pa asnjë përgjegjësi. I dashur Paolo, nuk ju njoh më. I dashur Paolo, nëse pranon një këshillë, largoi nga ai vend. Ju nuk jeni gati. E dini futbollin, por jo metodologjitë. Ne duam të shohim sa më gjaknxehtë dhe me nerva. Nëse gjërat shkojnë keq, ju të jeni të zemërura dhe t’i godisni me shkelm fajtorët. Nëse bëjnë mirë, t’i përkëdhelim. I dashur Paolo, çfarëdo që të ndodhë, ju jeni kapiteni “im”. /Sport Ekspres/