Zhgënjimi i Ronaldos, nëna e tij zbulon çfarë i tha pas Ajaksit

Eliminimi i Juventusit në Champions League nga Ajaksi nuk është përjetuar aspak mirë nga Kristiano Ronaldo. Ylli portugez pritej që të ishte ai do të rikthente trofeun prestigjioz në Torino pas 23 vitesh pritje.

Një prapaskenë mbi gjendjen emocionale të 34-vjeçarit e ka zbuluar mamaja e tij Dolores Aveiro për mediet portugeze gjatë një interviste: “Ishte i mërzitur, më tha: Mama, unë nuk mund të bëj mrekulli. Ai donte të shkonte sërish në finale, por në Champions i mungoi pak fati, ndërsa në kampionat gjërat po shkojnë mirë. Do ta provojë sërish. Jeta vazhdon”.

Kjo është hera e parë në nëntë vite që Kristiano nuk arrin në fazën e gjysmëfinaleve të Champions-it. Duhet të kthehemi pas në vitin 2010, kur Lioni eliminoi Real Madridin e Pelegrinit për të gjetur një Champions pa Ronaldon në gjysmëfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *