Zhgënjimi i Bregut: Sa shpejt harrohen gjërat!

Është një ndër yjet e Superiores, por edhe një futbollist që preket shumë lehtë dhe e vuan shumë kur për ndonjë rast të humbur nisin kritikat. Dejvi Bregu nuk ka shënuar ende në vitin 2018, duke u ndalur te 5 golat e pjesës së parë të sezonit, por loja e tij te Luftëtari mbetet në nivele fantastike.

Problemi është se talenti vlonjat nuk ka pasur fat para porte, ka humbur disa raste të mira kohët e fundit, ashtu si “xhevahiri” tjetër i Luftëtarit, Kristal Abazaj, ndaj kjo gjë po i rëndon moralisht. I zhgënjyer nga ndonjë kritikë e tepruar e pa sens, Bregu dje zgjodhi të fliste me një mesazh në Instagram: “Sa shpejt harrohen gjërat, por Zoti i kthen të gjitha në këtë jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *