Zhgënjimi i Abazajt, humbi edhe Shpresat!

0

Kristal Abazaj ishte një nga risitë e Kristian Panuçit në kombëtare, por në fund e ndoqi nga stoli gjithë ndeshjen kundër Norvegjisë. Mund të luante, qoftë edhe pak minuta, qoftë edhe si vlerësim për një ndër lojtarët më të mirë në Superiore, ndërkohë që gjatë ndeshjes pati edhe kore e një parullë nga tifozët, që kërkonin futjen e tij.

Qëndroi gjatë në nxehje, deri në fund të takimit, pa u futur fare sulmuesi i Luftëtarit, në një kohë që Grezda përballoi 90 minuta, edhe pse me një dëmtim që e mundonte prej ditësh. Pas ndeshjes Abazaj nuk komentoi, natyrisht, por zhgënjimi brenda tij duhet të ketë qenë i madh, sepse në një kohë që ndoqi nga stoli ndeshjen me Shqipërinë e Panuçit, mund të kishte qenë më i dobishëm për Shpresat në dy përballjet kualifikuese me Sllovakinë.

Në Instagram Abazaj postoi mbrëmë një foto ku shfaqeshin tifozët që shpalosnin një parullë për të, ndërsa vetë Abazaj komenton thjesht me disa fytyra të mërzitura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here