“Zhezus dobët? Mund të shkaktoj polemika me këtë që them”

0

Ish-trajneri i Brazilit, Mano Menezes, i cili drejtoi kombëtaren “Seleçao”, gjatë viteve 2010-2012, ka folur për sulmuesin Gabriel Zhezus. Ky i fundit u kritikua për performancën e dobët, duke e mbyllur kompeticionin pa asnjë gol të shënuar.

Menezes shpjegon teorinë e tij, në një prononcim për “Sport TV”, duke mbrojtur sulmuesin e Mançester Sitit. Sipas teknikut brazilian, fajtori i vërtetë është…Nejmar.

“Unë kam një teori që do të krijojë polemika, por mendoj që Gabriel Zhezus nuk ishte problemi i kombëtares tonë. Mos të harrojmë që ai luajti shumë mirë në eliminatore. Mendoj që problemi qëndron tek protagonisti ynë kryesor, Nejmari. Ai centralizoi veprimet tona ofensive, nuk shërbeu për qendër-sulmuesin dhe nuk krijoi lojë. Nejmar luan për vetën e vet dhe për shkak të kësaj, qendra jonë e sulmit vuan.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.