Zhegrova debuton në Zvicër, Lenjani spikat me asist te Sioni

0

Edon Zhegrova ka debutuar me fanellën e Bazelit në përballjen e sotme kundër Ksamaksit. Skuadra e sulmuesit të përfaqësues së Kosovës u gjend në avantazhin e dy golave dhe me një lojtarë më shumë se vendasit. Në këto rrethana trajneri i Bazelit i besoi 10 minuta mëngjarashit duke e aktivizuar në minutën e 83-të.

Bazeli fitoi ndeshjen me rezultatin 2 – 0, ndërsa Taulant Xhaka luajti për 90 minuta në këtë takim. Në krahun e kundërshtarëve Arbnor Fejzullahu e pa të gjithë ndeshjen nga stoli rezervave, ndërsa mbrojtësi i Kosovës Arbenit Xhemajli luajti si titullar.

Ermir Lenjani spikati në takimin midis Sionit dhe St. Gallen. Lojtari i kombëtares shqiptare u aktivizua sërish si sulmues krahu, ku rezultoi efikas duke shërbyer shqiptarin tjetër të Sionit, Pajtim Kasamin, i cili çoi Sionin në avantazh 2 – 1. Megjithatë skuadra e Lenjanit nuk e mbajti dot avantazhin dhe ndeshje përfundoi barazim 2 – 2.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.