Zhdukja e lojtarit të Bundesligës, braziliani shfaqet pas 22 ditësh

Çudirat në futboll janë nga më të ndryshmet dhe natyrisht, nuk kanë fund. Rasti i radhës vjen nga Gjermania, ku lojtari i Augsburgut, Kajubi ishte i zhdukur prej 22 ditësh.

Braziliani, mori leje në klub në fillim të vitit për arsye personale dhe nuk u shfaq më që nga ajo ditë. Klubi gjerman e kërkonte prej kohësh, por 30-vjeçari nuk gjendej gjëkundi, të paktën deri një natë më parë.

Mbrëmjen e kaluar, Kajubi u filmua, teksa po pinte dhe po kërcente në një klub nate. Braziliani e kuptoi situatë dhe tentoi që të detyronte djaloshin që e filmoi për të fshirë videon, por nuk ia arriti. Ditën e sotme, pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe tashmë pritet vendimi që do të marrë Augsburgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *