“Zhduket” Brahim Diaz, talenti spanjoll po përjeton një makth te Reali

Brahim Diaz zgjodhi të largohej nga Mançester Siti për të filluar një aventurë të re te Real Madrid, ku shpresonte se do të gjente më shumë hapësira. Mirëpo më shumë se dy muaj pas transferimit 19-vjeçari ka siguruar vetëm tetë minuta me fanellën e “Los Blancos”.

Aktivizimi i vetëm i talentit spanjollo-maroken daton datë 13 janar, ndërsa që prej atëherë ai ka qenë vetëm në tre takime në stolin e madrilenëve, pra pjesën më të madhe të ndeshjeve i ka parë nga tribunat e stadiumeve spanjolle.

Statistikat janë të frikshme. Megjithatë mosha e re e lojtarit nuk lë vend për alarmim. Gjatë sezonit të ardhshëm Diaz do të huazohet te ndonjë ekip modest i La Ligës, ku do të ketë mundësinë të tregojë veten dhe të justifikojë 15 milionë eurot e paguara për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *