Zhang: Do t’i shtypim të gjithë, na frikësohen!

Interi ka shfaqur një përmirësim të dukshëm me vite më përpara, teksa kujtojmë sezonin e shkuar arriti të siguronte pjesëmarrjen në Champions, pas disa vitesh mungesë dhe meritë për këtë arritje ka dhe presidenca e re, me në krye Stiven Zhang.

Miliarderi kinez, duket shumë i lidhur me klubin dhe e ndjek vazhdimisht Interin. Së fundmi, numri një i klubit zikaltër ka folur për mediat, ku është shprehur me superlativa për ekipin e tij dhe ndoshta e ka shfrenuar disi fantazinë, teksa ka deklaruar se Interi do t’i shtypë të gjithë.

“Do të shtypim këdo, brenda dhe jashtë fushës. Jemi përmirësuar në çdo aspekt, krahasuar me vitet më përpara dhe duhet të vazhdojmë kështu, si skuadër dhe si klub. Objektivi ynë është që të rikthehemi të jemi pretendentë kryesorë për trofe dhe për fitore”.

“Kemi pasur një 2018 të bukur dhe të mbushur me momente fantastike, siç ishte rikthimi në Champions, falë golit të Vesinos, që çdokush e kujton. Kemi qenë konkurrues ndaj disa prej ekipeve më të mira në Botë dhe krahasuar me pesë vite më parë, kemi treguar një përmirësim të dukshëm. Në disa ndeshje kemi qenë të pamposhtur dhe disa lojtarë duan të na bashkohen. Na frikësohen!”

”Si klub dhe si ekip, ne kemi gjithçka për të fituar tituj. Nuk është arrogancë, por besim dhe bindje. Do mundohemi të fitojmë ndaj çdo kundërshtari, brenda dhe jashtë fushës. Pas shumë vitesh pritje, tani kemi shansin të rikthehemi të jemi fitimtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *