Zgjohet Teuta, zyrtarizon një gjigant kroat

Teuta priti gjatë, por tani ka nisur rindërtimin dhe emri i parë i zyrtarizuar është Ante Hrkaç, një gjigant kroat.

Hrkaç është mesfushor shkatërrues ose qendërmbrojtës, 1.93 i gjatë. Ai është në pronësi të Lokomotiv Zagrebit, por këtë sezon luajti i huazuar në Bosnje-Hercegovinë te Çeliku.

Ishte titullar pjesën e pare te sezonit, ka luajtur vetëm 2 ndeshje në vitin 2017 për një dëmtim. Në Bosnje ka luajtur kryesisht qendërmbrojtës, ndërsa mbetet për t’u parë ku do të luajë te Teuta.

Sot në mbrëmje Teuta ka mbyllur procedurat dhe ka prezantuar afrimin e parë veror, një lojtar që duket premtues, nëse është mirë fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *